Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Bomba në makinën e Preng Gjinit, shoqërohen disa persona nga fisi Reçi, kontrolle në Mirditë

Pak ore pas shperthimit te fuqishem qe tronditi Tiranen mbremjen e djeshme uniformat blu kanë shoqëruar disa persona në Rrëshen për atentatin e ndodhur pasditen e kësaj të marte në kryeqytet, ku mbeti i plagosur rëndë shënjestra, Preng Gjini.

Policia tha se te shoqeruarit jane nga fisi Reçi, një nga grupet kriminale në Rrëshen.

Qe prej vitit 2016, dy familjet Reçi dhe Gjini kanë eleminuar pjesëtarë të njerit-tjetrit. Në zanafillën e konfliktit dyshohet se qëndrojnë pazaret e prishura të drogës.

Pak muaj më parë, u ekzekutua me snajper në qendër të Rrëshenit Kastriot Reçi, ish-pronari i një televizioni në Lezhë.

Ndërkohë, Policia e Lezhes, e ndihmuar nga forcat RENEA po ushtron kontrolle ne disa banesa ne Mirdite, ku jetojne familjare te personave qe jane te dyshuar si te perfshire ne hakmarrje ndaj Preng Gjinit.

Po ashtu, edhe Policia e Elbasanit po vijon me kontrolle te shumta per kapjen e personave me precedente kriminale.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet