Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

29 mijë ndërhyrje kirurgjikale te Trauma/ Spahia përgënjeshtron Manastirliun: Je e paditutur edhe në aritmetikë

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, me anë të një postimi në facebook, ka reaguar në lidhje me deklaratën e ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila në facebookun e saj publikoi se në spitalin e Traumës janë kryer 29 mijë urgjenca kirurgjikale.

Duke kryer një kalkulim të thjeshtë aritmetik Spahia pohon se sipas ministres janë kryer 161 ndërhrje në ditë, një shifër kjo e pamundur të arrihet. Ndërhyrjet kirurgjikale sipas ish-deputetit nuk kanë qenë ekskluzivitet vetëm i Traumës por edhe i QSUT-së gjatë kohës së pandemisë.

Postimi i plotë:

OGERTA DHE ARITMETIKA E MASHTRIMIT!!!

Cuditë nga ministrja e shëndetësisë nuk kanë të mbaruar! As nuk merr vesh nga kjo fushë, por as përpiqet ta kuptojë sado pak dhe lëshon budallallëqe të nivelit olimpik, si mburrja se në Spitalin e Traumës qenkan bërë prej fillimit të epidemisë 29 mijë urgjenca kirurgjikale!!!!

Mesa duket ministrja është po aq e paditur edhe në aritmetikë, sepse ajo shifër tejkalon cdo imagjinatë. Së pari është aritmetikë e thjeshtë. 29 mijë ndërhyrjet që pretendon Ogerta, nëse pjesëtohen me 6 muaj të epidemisë, del shifra 4833 (ndërhyrje në muaj). Po ta pjesëtosh në 30 ditë që ka muaji, i bie që sipas Ogertës, në Spitalin e Traumës të jenë bërë 161 ndërhyrje kirurgjikale në ditë!!!! Dhe kjo edhe në kushtet, kur ndryshe nga sa e fsheh apo nuk e di Ogerta, prej datës 18 Maj deri në 13 Korrik, kirurgjia e QSUT ka qenë krejtësisht funksionale, pra ndërhyrjet kirurgjikale nuk kanë qenë ekskluzivitet i spitalit të Tráumës!!!!

Ose injoranca është edhe më e madhe, nga sa mund ta imagjinojmë, ose pastaj mashtrimi është kthyer në mënyrë jetese e nuk njeh më asnjë kufi, as njerëzor e as llogjik!
Abuzim dhe mashtrim, kaq kanë bërë në 7 vite sepse nuk njohin asnjë mënyrë tjetër pune! Modeli Edi Rama është fatkeqësi e kosto për shqiptarët! 25Prill MePDshpresëpërShqipërinë

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet