Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Zbulohet shkaku i vrasjes në Bathore, kunati nuk e ekzekutoi kunatën për nder

Policia ka zbardhur motivin e vrasjes së ndodhur pasditen e sotme në zonën e Bathores, ku kunati ekzekutoi me armë zjarri kunatën e tij. Mësohet se ngjarja ka ndodhur për kónflikte prónësie.

Fillimisht u raportua se krími ndodhi për çështje nderi por burime bëjnë me dije se kónflikti ka nisur për arsye pronësi.

Agron Tanushi pas një debati me Jetmira Hasanin, e ka qëlluar këtë të fundit me armë zjarri duke e lënë të vdekur në vend.

Menjëherë pas krimit, 31-vjeçari është larguar duke i shpëtuar policisë.

Sipas burimeve, shkak i vrasjes janë përplasjet për motive pronësie pasi viktima dhe autori jetonin në një banesë.

Vëllai i Agron Tanushit ndodhet në emigrim në Greqi prej shumë vitesh dhe bashkëshorten e tij, Jetmira Hasanin e kishte lënë tek familja e tij.

Sipas burimeve policorë, në vendngjarje nuk është gjetur as arma e krimit, që dyshohet se është marrë nga vetë autori.

Sipas banorëve të zonës, dy familjet prej kohësh kishin konflikte mes tyre.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe familjarët e viktimës, ku i vëllai ka akuzuar të afërmit e autorit si nxitës së kësaj ngjarjeje. Është dashur ndërhyrja e policisë për ti ndarë dy familjet.

Mësohet se konflikti kishte vite që zhvillohej deri mbrëmjen e kësaj të marte, duke patur një fund tragjik.

Ndërkohë në disa akse akse rrugore policia ngriti postoblloqe për arrestimin e autorit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet