Shpërthimi në Tiranë/ Drejtori i Traumës: Gjendja e Preng Gjinit është e vështirë por më ndryshe nga momenti...

Aktualitet
Shpërthimi në Tiranë/ Drejtori i Traumës: Gjendja e Preng

Drejtori i Spitalit të Traumës në Tiranë, Arben Zenelaj ka raportuar për gjendjen e Prend Gjinit, i plagosur rëndë nga atentati me lëndë plasëse në Tiranë.

Zeneli thotë se gjendja e të plagosurit është e vështirë për jetën, por më ndryshe nga çfarë ishte në momentin që u paraqit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas tij i plagosuri po operohet për dëmtimet e rënda që ka marrë teksa mjekët fillimisht janë fokusuar tek shpëtimi i jetës dhe tani po saktësojnë dëmet specifike.

”Ka mbërritur në gjendje të vështirë për jetën, është në operacion dhe po operohet. Është diçka më ndryshe nga momentet e para. Situata mbetet në vështirësi.

Dëmtimet janë të rënda. Mjekëtë janë fokusuar tek shpëtimi i jetës, është në ndërhyrje kirurgjikale. Detajet janë të rezervuara. Në orët në vijim do të ketë informacione dhe përditësim.”- tha Zenelaj.

ME TE LEXUARAT