Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Shkup/ Shënohet rasti i parë në çerdhe, fëmija del pozitiv në koronavirus

Rast i parë i një fëmije të infektuar me Kovid-19 është vërejtur në një kopsh për fëmijë në Shkup, konfirmuan për MIA-n nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Sipas informatave nga Ministria, bëhet fjalë për fëmijë, i përkujdesur në kopshtin për fëmijë “13 Nëntori” në komunën Qendër në Shkup.

Në hapjen e kopshteve më 9 shtator janë paraqitur tre raste pozitive te të punësuarit në kopshtet për fëmijë në Shkup, Manastir dhe Sveti Nikollë.

Nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit kemi 9 viktima mes tyre dy të rinj, njëri 29 dhe tjetri 23 vjeç. Sa i përket rasteve të reja, nga 1404 testime me Kovid-19 kanë rezultuar 98 persona, ku shqetësues është Shkupi me 50 të infektuar. Nga Qyetetet tjera në Kumanovë-6, Shtip-4, Prilep-5, Tetovë-7, Strugë-3, Veles-1, Manastir-4, Ohër-2, Gostivar-1, Strumicë-9, Kriva Pallankë-1, Koçanë-1, Berovë-1, Dellçevë-2 dhe Kërçovë-17.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet