Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Rrahin policin në mes të qytetit, dy të rinj nga Lazarati përfundojnë në pranga

Dy të rinj janë arrestuar në flagrancë, pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një polici.

Ngjarja ka ndodhur në pedonalen e qytetit të Tepelenës, ku 25 vjeçari Elion Qibini dhe 21 vjeçari Rediol Qibini, kanë goditur për shkak të detyrës punonjësin e patrullës së rendit.

Sipas informacioneve, polici ka qenë i patrullës Shqiponja dhe ka kërkuar kontrollin e automjetit të dy çunave nga fshati Lazarat. Fillimisht dy djemtë e kanë kundërshtuar me fjalë, pastaj kanë ushtruar dhunë ndaj policit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet