Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Rezultojnë negativ nga koronavirusi 10 mësuesit e karantinuar në Kolonjë, pritet t’i rikthehen mësimit

Mbërrijnë rezultatet për 10 mësuesit e shkollës “Papa Kristo Negovani” në Kolonjë, të cilët rezultojnë të gjithë negativë.

Kanë dalë përgjigjet e 10 mësuesve të cilët ishin karantinuar në banesat e tyre pasi pastruesja e shkollës kishte rezultuar pozitive me koronavirus.

Sipas burimeve zyrtare nga drejtoria rajonale e qarkut të Korçës bëhet me dije se 10 mësuesit kanë dalë negativë me këtë virus ç’ka do të thotë se të gjithë do ti kthehen normalitetit dhe procesit mësimor.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet