Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

PS refuzon kërkesën e opozitës për mbledhjen e Këshillit, Gjiknuri: Zvarritja s’pi ujë, koha nuk pret

Pasi opozita jashtëparlamentare kërkoi mbledhjen e Këshillit Kombëtar për ditën e nesërme, Partia Socialiste e ka refuzuar kërkesën e tyre.

Sipas argumentit të opozitës për mbledhjen e Këshillit Kombëtar, do të prezantonte kërkesën për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR për çështjen e listave dhe koalicioneve.

Por, sipas Damian Gjiknurit opozita po mundohet që të zvarrisë procesin. Në deklaratën zyrtare, Gjiknuri thotë se mbledhja do të zhvillohet ditën e premte, ashtu siç ishte parashikuar.

Deklarata e Gjiknurit:

PS refuzon kërkesën e Opozites për të kërkuar ekspertizën e OSBE/ODIHR. Nuk merr pjesë në mbledhjen e nesërme.

Në përgjigjen për opozitën, për kërkesën me temë “marrjen e ekspertizës së OSBE-ODIHR, për çështjet që nuk biem dakord në Këshillin Politik”. përfaqësuesi i PS, Damian Gjiknuri, mes të tjerash shprehet:

“Nuk mund të kërkoni që anëtarët e tjerë të Këshillit Politik, për të cilët zbatimi i Kushtetutës është një çështje që as vihet në diskutim, as zvarritet dhe as anashkalohet, të bëhen pjesë e kësaj kërkese, aq më tepër të kërkoni që ekspertiza e OSBE/ODIHR-it të keqpërdoret me prapamendim.”

Duke refuzuar kërkesën për të mRrë opinionin e OSBE/ODIHR, Gjiknuri rendit pikat për të cilat duhet vazhduar puna

“Puna e do që ne të shtrojmë në tavolinë jo vetëm idetë, por mbi të gjitha propozimet tona të detajuara, pse jo draftet tona të plota e ezauruese për pragun zgjedhor, për formulën dhe procedurën për numërimin, tabulimin dhe kalkulimin e votave parapëlqyese, për regjistrimin e të drejtat proceduriale dhe materiale të koalicioneve zgjedhore, për pasqyrimin në fletën e votimit, për numërimin e votave, tabulimin dhe kalkulimin e votave parapëlqyese të listës së koalicionit”.

Damian Gjiknuri konfirmoi njëanshmërinë e akteve që PS po bën gati të miratojë.

“Ju informoj se ekipi i PS-së është në punë për të konkretizuar dispozitat e Kushtetutës dhe për t’ireflektuar ato respektivisht në Kodin Zgjedhor. Në cilësinë e përfaqësuesit e mazhorancës, në mbledhjen e ditës së Premte unë do të paraqes draftin me propozimet konkrete që reflektojnë ndryshimet Kushtetuese në Kodin Zgjedhor për çështjet e sipërcituara.”

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet