Meta uron Reshat Arbanën për 80-vjetorin e lindjes: Personalitet i rrallë që rrezaton fisnikëri!

Politikë
Meta uron Reshat Arbanën për 80-vjetorin e lindjes: Personalitet i

Presidenti Ilir Meta uron aktorin e madh shqiptar, Reshat Arbana, në 80-vjetorin e lindjes së tij, ku i bën dhe një dhuratë mjaft të veçantë, teksa i uron një buqetë me 80 trëndafila të bardhë.

Ndërsa në ‘Facebook’, Meta shkruan se Reshat Arbana është origjinal në çdo rol dhe frymëzues në çdo interpretim, me zë kumbues, talent i jashtëzakonshëm artistik.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Postimi presidentit Meta:

Shumë urime Nderit të Kombit dhe skenës shqiptare, mjeshtrit të papërsëritshëm të aktrimit, Reshat Arbana, në 80-vjetorin e Tij të lindjes!

Origjinal në çdo rol dhe frymëzues në çdo interpretim, me zë kumbues, talent të jashtëzakonshëm artistik dhe falë një personaliteti të rrallë që rrezaton fisnikëri, Reshat Arbana e ka pasuruar kulturën tonë kombëtare, duke u kthyer në një nga aktorët më të dashur popullorë për të gjitha brezat.

Me padurim presim ta rishohim në role të reja! Për Reshat Arbanën do të ketë vetëm pranvera! ?.

ME TE LEXUARAT