Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Meta: Këshilli Politik të realizojë sa më parë ndryshimet në Kod, me konsensus dhe duke respektuar ‘5 qershorin’

Presidenti Ilir Meta reagon për zhvillimet e fundit politike, pas mbledhjes së djeshme të Këshillit Politik, ku palët dolën sërish pa konsensus, pasi opozita e bashkuar kërkon lejimin e koalicioneve parazgjedhore dhe hapjen 100% të listave, kërkesa këto që nuk pranohen nga mazhoranca.

Meta shkruan në ‘Facebook’ se “është domosdoshmëri që Këshilli Politik të realizojë sa më parë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, me konsensus dhe duke respektuar pikë për pikë Marrëveshjen konsensuale të 5 qershorit”.

“Tani që data e zgjedhjeve është dekretuar pas konsultimit me forcat politike, është domosdoshmëri që Këshilli Politik të realizojë sa më parë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, me konsensus dhe duke respektuar pikë për pikë Marrëveshjen konsensuale të 5 qershorit.

Kërkesa legjitime dhe parimore e opozitës për të kërkuar ekspertizën e ODIHR nuk duhet refuzuar.

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë domosdoshmëri absolute për çeljen e negociatave. 🇦🇱”, shkruan Meta.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet