Ish-ambasadori rreziku për dhunë në zgjedhjet e SHBA po shtohet dita-ditës

Bota
Ish-ambasadori rreziku për dhunë në zgjedhjet e SHBA po shtohet

Ish-ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Uashington, Kim Darroch, paralajmëron për një "rrezik të mirëfilltë dhune” në zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA.

Darroch vuri në dukje se ndonëse Joe Biden vazhdon të ruajë një epërsi të konsiderueshme në të gjithë vendin, margjinat e avantazhit të tij po tkurren në disa shtete kyçe dhe thotë se anketuesit po i nënvlerësojnë në mënyrë sistematike mbështetësit e Donald Trump.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Nuk jam i sigurt nëse ata dinë t`i numërojnë mirë votuesit e Trumpit”, u shpreh ai.

Duke vënë në dukje dhunën e kohëve të fundit në Portland të Oregonit dhe Kenosha të Wisconsin, Darroch theksoi se ka një rritje të saj dhe parashikon nga ana tjetër që zgjedhjet e 3 nëntorit të pllakosen nga kontestime.

“Nëse Biden fiton, ekziston një pyetje nëse baza Trump do ta mbështesë apo do ta pranojë atë si rezultat. Është e qartë se votat e dërguara me postë do të luajë këtu një rol të rëndësishëm, dhe situata me to e me numërimin, rrezikon të bëhet e paqëndrueshme”, sipas diplomatit.

Sa për dhunën nëpër rrugë, epo atë thotë Darroch, e shihni vetë, ndërsa kujton edhe kërcënimin e një përsëritjeje të ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e 2016-ës.

ME TE LEXUARAT