I dënuari për drogë në Itali gjendet i vrarë në makinë, policia nis hetimet

Aktualitet
I dënuari për drogë në Itali gjendet i vrarë në

ROGOZHINE - Policia njoftoi se një 33-vjeçar është gjetur i pajetë brenda një automjeti në Rrogozhinë, ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për vrasje.

Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 06:00, në fshatin Sinaballaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burimet nga policia kane bere me dije se viktime ka mbetur Klevis Kapllani. Ky i fundit rezulton se ka qenë i dënuar në Itali për lëndë narkotike. Ai kishte dy vjet që ishte kthyer dhe skishte pas probleme ne Shqiperi.

Viktima është gjetur pa shenje jete ndërsa dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.

Është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor i përbërë me Specialistët të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Specialistë të Komisariatit të Policisë Kavajë dhe nën drejtim e Prokurorisë vijon puna për fiksimin e çdo prove materiale që do çonte në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

ME TE LEXUARAT