Foto/ "I dashuri im është Allahu", mbulohet plotësisht Shkëndije Mujaj

Showbiz
Foto/ "I dashuri im është Allahu", mbulohet plotësisht

Kanë kaluar disa muaj nga koha kur këngëtarja Shkëndije Muja ka lajmëruar për një ndryshim radikal në jetën e saj.

Ajo ka hequr dorë përfundimisht nga fotot provokuese dhe tashmë është e mbuluar me hixhab (shami) dhe i është dedikuar Zotit. E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Shkëndija rikonfirmoi edhe njëherë se ka hequr dorë nga jeta e mëparshme. Për këtë ajo thotë se ndihet shumë mirë dhe është tejet e lumtur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Jam larguar nga muzika, të paktën me stilin që kisha. Po i dashuri im Allahu xh.sh. e mori nënën time të bukur, që më solli në këtë botë dhe akoma e ndjej dhimbjen, mungesën, malli vjen e shtohet, por unë nuk mund të kuptoj të tjerët që e lëshojnë në dhe nënën, babain, motrën, vëllaun, duke mos i shtruar vetes pyetjet ‘ku shkoi?’ dhe ‘a ka nevojë t’i ndihmojë diçka?’. Vazhdojnë jetën sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Ajo më rri para syve; kur e pashë nënën time të ngrirë dhe të ftohtë, u binda se caktimi i Allahut do të ndodhë pamëshirshëm dhimbjes sime. Por unë e dua Allahun edhe më shumë, i lutem me kënaqësi ta mëshirojë nënën time dhe të na ribashkojë në xhenet inshallah.

Mbulesa ime është biznes me Allahun. Ndjekësit e mi do kenë shansin të njohin të vërtetën inshallah. Do mundohem t’u paraqes realitetin."

[gallery ids="1064298,1064299"]

ME TE LEXUARAT