Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Foto/ “I dashuri im është Allahu”, mbulohet plotësisht Shkëndije Mujaj

Kanë kaluar disa muaj nga koha kur këngëtarja Shkëndije Muja ka lajmëruar për një ndryshim radikal në jetën e saj.

Ajo ka hequr dorë përfundimisht nga fotot provokuese dhe tashmë është e mbuluar me hixhab (shami) dhe i është dedikuar Zotit. E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Shkëndija rikonfirmoi edhe njëherë se ka hequr dorë nga jeta e mëparshme. Për këtë ajo thotë se ndihet shumë mirë dhe është tejet e lumtur.

“Jam larguar nga muzika, të paktën me stilin që kisha. Po i dashuri im Allahu xh.sh. e mori nënën time të bukur, që më solli në këtë botë dhe akoma e ndjej dhimbjen, mungesën, malli vjen e shtohet, por unë nuk mund të kuptoj të tjerët që e lëshojnë në dhe nënën, babain, motrën, vëllaun, duke mos i shtruar vetes pyetjet ‘ku shkoi?’ dhe ‘a ka nevojë t’i ndihmojë diçka?’. Vazhdojnë jetën sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Ajo më rri para syve; kur e pashë nënën time të ngrirë dhe të ftohtë, u binda se caktimi i Allahut do të ndodhë pamëshirshëm dhimbjes sime. Por unë e dua Allahun edhe më shumë, i lutem me kënaqësi ta mëshirojë nënën time dhe të na ribashkojë në xhenet inshallah.

Mbulesa ime është biznes me Allahun. Ndjekësit e mi do kenë shansin të njohin të vërtetën inshallah. Do mundohem t’u paraqes realitetin.”

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet