Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Dalin fotot nga darka e punës mes Ramës dhe kryeministrit grek Mitsotakis

Kryeministri Edi Rama ndodhet aktualisht në Greqi për një darkë pune me homologun grek Kyriakos Mitsotakis. Tashmë kanë dalë edhe fotot e para nga kjo darkë.

Nga fotot e publikuara duket se Rama shoqërohet nga zëdhënësi i Zyrës së Shtypit, Endri Fuga ndërsa homologu grek nga ministri i Jashtëm, Nikos Dendias. Mësohet se çështje për diskutim në këtë darkë pune është edhe çështja e kufirit detar me Greqinë.

Kujtojmë se kreu i qeverisë ndodhet në kryeqytetin grek për të marrë pjesë në konferencën e përvitshme të organizuar nga Qeveria greke dhe revista The Economist.

Takimi i mbrëmjes me kryeministrin Mitsotakis, vjen në një moment kur Greqia ka deklaruar se synon të zgjerojë ujërat e saj territoriale në detin Jon deri në 12 milje.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet