Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

“Bisedat i zhvillonte me telefonin e gruas”, detaje tronditëse nga vrasja e Klevis Kapllanit, shoqërohet…

Policia ka shoqëruar një person të dyshuar për vrasjen e Klevis (Bledi) Kapllanit, ndërsa mësohet se ka lidhje familjare me viktimën. Burime bëjnë me dije se janë marrë në pyetje nëna, babai dhe nusja e tij, ndërsa i shoqëruari si i dyshuar është identifikuar me inicialet F.TH, kushëri i viktimës.

Deri më tani nuk ka prova të konfirmuara zyrtarisht që e përfshijnë kushëririn në ngjarje. Trupi i Kapllanit ndodhet ende në morg. Nga ana tjetër, ka dyshime por ende jo të konfirmuara zyrtarisht se Kapllani merrej me trafik droge edhe në Shqipëri, ku është kthyer 2 vite më parë pasi ka kryer dënimin për trafik narkotikësh edhe në Itali.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë zjarri tip pistoletë dhe një aparaturë celulare pa kartë brenda. Mësohet po ashtu nga burime konfidenciale brenda organeve të hetimit, se Kapllani përdorte vetëm internetin në celularin e tij marka Iphone, ndërsa bisedat i zhvillonte përmes celularit të bashkëshortes. Zbardhja e tabulateve telefonike pritet të hedhë më tepër dritë mbi ngjarjen. Mësohet po ashtu se çështja është marrë nën hetim nga ekspertët e kriminalistikës së Tiranës.

Kujtojmë se drejt të riut është qëlluar në breshëri të paktën 13 herë, ndërsa ka dyshime se nuk ka qenë një person i vetëm ai që ka kryer krimin. Ngjarja ka ndodhur mesnatën e kaluar pasi ai nuk ka fjetur në banesë. Ajo është zbuluar mëngjesin e sotëm, ku një fqinj ka njoftuar familjarët e më pas policinë. Specialistët e Krimeve të Kavajës, ekipe ndihmëse nga Tirana dhe forcat vendore janë angazhuar për kapjen e autorit/ëve, pavarësisht se deri më tani nuk ka ndonjë emër të dyshuar.

Disa fqinj janë thirrur në komisariat për të dëshmuar dhe disa prej tyre kanë thënë policisë së kanë parë ditët e fundit persona të dyshimtë të cilët qëndronin në hyrje të rrugicës me cigare ndezur. Personat në fjalë nuk njiheshin prej tyre ndërsa viktima është monitoruar nga autorët prej disa ditësh, ku mendohet se kanë e studiuar mirë terrenin.

Ata fillimisht i kishin vendosur në rrugë disa shkurre për ti bllokuar rrugën dhe me pas e kanë ekzekutuar, ç’ka konfirmohet se ishte një ngjarje e mirëplanifikuar në detaje.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet