Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Të dielën rikthehet dialogu Kosovë- Serbi, ja çfarë do të diskutohet

Kosova dhe Serbia do të rikthehen sërish në dialog këtë të dielë me ndërmjetësim të BE.

Pas marrëveshjes së Uashingtonit dhe takimeve që pasuan në Bruksel, tashmë sërish palët do të ulen për të përmbyllur çështjet e mbetura.

Zëdhënësi i BE, Peter Stano konfirmon se do të diskutohen temat që janë ngritur në takimin e fundit politik Hoti- Vuçiç në Bruksel. Ai thotë se do të ketë marrëveshje për minoritetet dhe zgjidhjen e pretendimeve të ndërsjellta financiare dhe pronës.

”Diskutimet do të vazhdojnë mbi temat e ngritura në takimin e fundit politik të nivelit të lartë. Këto janë marrëveshje mbi komunitetet jo-shumicë dhe zgjidhjen e pretendimeve të ndërsjella financiare dhe pronës, e cila është deri në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme”, tha Stano.

Por nuk flitet për një marrëveshje politike, që Kosova pretendon të finalizohet me njohje të ndërsjelltë, tekas Serbia e ka kundërshtuar këtë gjë dhe e ka refuzuar si pjesë të marrëveshjeve si në SHBA dhe në Bruksel.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet