Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Presidentja greke provokon Turqinë duke vizituar një ishull

Për javë të tëra, Greqia dhe Turqia janë përballur në Detin Mesdhe lindor, duke ngritur frikën se një mosmarrëveshje midis dy aleatëve të NATO-s mund të kthehet në një krizë rajonale.

Problemi është se Turqia pretendon të drejta për kërkimin e gazit dhe naftës në një zonë që bie ndesh me pretendimet e vetë Greqisë. Në vend që të zgjidhin mosmarrëveshjen përmes dialogut, Turqia dërgoi anijet e saj detare dhe kërkimore në gusht, kjo nxiti që dy vendet të nxirrnin forcat ushtarake në ditët në vijim.

Presidentja e parë femër e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou, u fut në këtë mjedis të ngarkuar të Dielën, duke marrë një helikopter ushtarak me fuqi të lartë në Kastellorizo, një ishull i vogël Grek në Mesdheun lindor, në 77 vjetorin e kombësisë së saj.

Kjo përkeqësoi situatën dhe e largoi synimin e të dy shteteve për djalog. Pavarësisht se Turqia tërhoqi anijt e saj kërkimore duket se Greqia nuk ka ndërmend të ndalet me provokimet. K.K/ LajmiFundit.al

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet