Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Përvjetori i parë i martesës, Jonida Vokshi bën dedikim të veçantë partnerit

Një vit më parë, moderatorja simpatike Jonida Vokshi dhe regjisori Besnik Krapi kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre. Katër muaj më pas, ata dhanë lajmin e bukur se së shpejti do të bëheshin prindër për herë të parë.

Ditën e sotme, çifti feston përvjetorin e parë dhe Jonida ka zgjedhur t’i dedikojë fjalët më të bukura gjysmës së saj më të mirë.

“Si sot një vit më parë, u kënaqa shumë, po shumë, në një dasmë, që rezultoi të ishte e imja. Faleminderit miq që na e keni bërë këtë ditë të paharruar! Paçim edhe 100 përvjetore bashkë zemër!”,- kanë qenë fjalët që moderatorja ka zgjedhur për këtë ditë të veçantë, të cilat i ka shkruar krah fotove të ceremonisë së dasmës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet