Përplasje për koalicionet, PD: Të pyetet OSBE, PS kundër

Aktualitet
Përplasje për koalicionet, PD: Të pyetet OSBE, PS kundër

Në përfundim të mbledhjes së Këshillit Politik, përfaqësuesi i PD-së, Oerd Bylykbashi deklaroi se opozita ka kërkuar ruajtjen e koalicioneve dhe hapjen e listave 100%.

Në një prononcim për mediat, ai theksoi se opozita propozon të merret mendimi i OSBE/ODIHR për çështjen e koalicioneve. Mirëpo, sipas tij, kjo kërkesë u refuzua nga Damian Gjiknuri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ruajtja e koalicioneve zgjedhore siç janë sot në kodin zgjedhor, ka funksionuar prej 17 vjetësh, dhe hapja e listave 100% të kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme.

Ajo çfarë do opozita, është që zgjedhësit të përcaktojnë ata se kush do jenë deputetët në parlament, dhe që zgjedhësit të kenë të drejtë të votojnë partinë që duan ata. Koalicionet me listë të përbërë siç janë sot e lejojnë këtë mundësi.

Ajo çfarë kërkon mazhoranca është t’u heqë zgjedhësve që të kenë lista 10% të hapura, dhe t’u heeqi mundësinë zgjedhësve që të zgjedhin partinë që duan. Këto janë qendrime diametralisht të kundërta, në parimet që ka kushtetua.

Mbi bazën e marrëveshjes së 14 janarit, ne për çështje që nuk kemi dakordësi, mund t’i drejtohemi OSBE-ODIHR për të dhënë opinion. Bëmë këtë propozim që u refuzua nga përfaqësuesi i mazhorancës.”

ME TE LEXUARAT