Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Ja si ta largoni erën e keqe nga trupi me këta përbërës shtëpie

Asnjë njeri në këtë planet nuk e ka aromën e trupit të njëjtë me të një personi tjetër. Është krejt natyrale që trupat tanë të prodhojnë aroma të ndryshme. Por janë shqetësuese kur këto aroma bëhen të forta dhe të pakëndshme. Por mos u shqetësoni! Dritare.net ka sjellë për ju disa përbërës shtëpie që mund të përdorni për të larguar erën e keqe nga trupi.

Ndërsa po lani këmbët, hidhni pak uthull tek uji dhe mbajeni për 10-20 minuta. Nëse doni mund të shtoni edhe pak vaj esencial.

Jo vetëm kjo, por edhe llumi i kafesë ndihmon. Merrni llumin e kafes, shtoni pak vaj kokosi ose ulliri dhe vendoseni në zonën që vjen erë e rëndë.

Masazhojeni për disa minuta dhe shpërlajeni.

Aplikoni ujë me limon në sqetull sepse ndryshon nivelin e pH në lëkurën tuaj, duke përmirësuar erën e trupit. E nëse ju mban erë goja, shpërlajeni me vaj kokosi.

Si deodorant mund të përdornin edhe sodën. Po si? Në një tas vendosni pak sodë buke, 6 lugë niseshte misri. Futini në një mikser ose bidon dhe tundeni para se ta aplikoni.

Nëse e doni të lëngët, futni sodën në një tas të vogël, shtoni pak vaj kokosi dhe përziejeni.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet