Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Greqia zbulon planin që do të ndiqet me migrantët

Greqia ka zhvendosur qindra migrantë në një strukturë të përkohshme të re, pasi një zjarr shkatërroi kampin e tyre të mbipopulluar të refugjatëve në ishullin e Lesbos dhe shpreson t’i zhvendosë të gjithë këtë javë, thanë të hënën zyrtarë të qeverisë.

Më shumë se 12 000 njerëz, kryesisht refugjatë nga Afganistani, Afrika dhe Siria, janë pa strehë dhe u duhet të flenë në ambiente të hapura pa kushte të mira sanitare, pasi zjarri u përhap nëpër kampin e migrantëve Moria të mërkurën e kaluar, raporton Reuters.

Greqia tani po regjistron migrantët dhe po i teston për sëmundjen COVID-19, përpara se t’i kanalizojë në kampin e përkohshëm të çadrave, tha zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas, megjithëse policia tha se disa migrantë po refuzonin të lëviznin në këtë objekt.

“Ne presim që në tre-katër ditët e ardhshme të gjithë (migrantët në Lesbos) do të strehohen”, u tha Petsas gazetarëve.

Rreth 200 gra dhe fëmijë organizuan një protestë kundër zhvendosjes në kampin e ri dhe kërkuan të iknin nga Lesbos.

Ata brohorisnin “Pa kamp, duam liri” dhe tundnin pankarta të shkruara me dorë ku thuhej: “Ne po vdesim çdo ditë”.

Autoritetet tashmë kanë lëvizur rreth 400 të mitur nga Lesbos në territorin grek që nga koha kur ra zjarri, për zhvendosje të mundshme të njerëzve në vendet e tjera evropiane, por kanë refuzuar të lejojnë shumicën të largohet nga ishulli.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet