Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Fitoi betejën me koronavirusin, Silvio Berlusconi: Ndër përvojat më të vështira në jetë

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi është larguar të hënën nga spitali, 11 ditë pasi ka nisur trajtimin për koronavirus.

Ai e ka përshkruar këtë periudhë si “ndoshta më të vështirën në jetën e tij”.

Manjati mediatik, 83-vjeçar, që ka rezultuar pozitiv në testimet për koronavirus pasi është kthyer nga pushimet, është shtrirë në spitalin San Raffaele në Milano më 3 shtator.

“Tri ditët e para kanë qenë jashtëzakonisht të vështira”, u ka thënë ai gazetarëve teksa është liruar nga spitali.
Dy fëmijët e tij – vajza Barbara 36-vjeçare dhe djali Luigi, 31-vjeçar, po ashtu kanë qenë në kontakt me virusin.
“Ka qenë e vështirë. Duke iu falënderuar mjekëve, unë kam tejkaluar atë që ndoshta ka qenë përjetimi më i rëndë i jetës sime”.

Berlusconi ka qenë kryeministër italian tri herë gjatë periudhës 1994-2011.

Miliarderi italian ka insistuar këtë muaj se do të vazhdojë aktivitetet e tij politike, pavarësisht testimit pozitiv për koronavirus.

Zgjedhjet rajonale do të mbahen këtë fundjavë në Itali, ashtu sikurse referendumi për zvogëlimin e numrit të deputetëve në parlament.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet