Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

“E ardhmja më duket shumë e trishtë!”, ja shqetësimi që mundon Klea Hutën

Ndër vite, jeta sociale ka ndryshuar, por, ndryshimin më të shpejtë në stilin e saj e ka pësuar gjatë shekullit të XXI, me masivizimin e internetit dhe teknologjisë në jetën e përditshme.

Megjithatë, lehtësimet që ka sjellë përdorimi i teknologjisë, kanë ardhur edhe me sfida apo dilema që na kanë bërë të reflektojmë: A ishte ky zhvillimi drejt të cilit duhet të shkojmë?!

Kjo dilemë vjen pasi ekspozimi ndaj ekraneve dhe varësia ndaj prezencës tonë në rrjet, sa vjen e rritet duke shkaktuar alienizimin e njerëzve nga jeta reale, fizike.

Në këto mendime e dilema është vënë edhe Klea Huta, e cila ka publikuar këtë foto në Instastory, ku shkruan:

Kjo fotoja nuk e di çfarë përmban, por e ardhmja më duket shumë e trishtë. Shokët e ngushtë të nipërve dhe mbesave të mia më duket sikur do jenë robotër! Dhe distancimi social ka nisur prej vitesh, s’e kuptoj propagandën e Covid-19

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet