Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

COVID-19 në Maqedoninë e Veriut/ 4 viktima, ulet numri i rasteve të reja

Pandemia COVID-19 vijon të shkaktojë viktima në Maqedoninë e Veriut. Në 24 orët e fundit në këtë shtet kanë humbur jetën 4 persona, ndërsa janë konfirmuar me koronavirus 37 raste të reja.

Në total numri i viktimave në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 652. Po ashtu, në harkun kohor të 24 orëve janë shëruar 131 pacientë.

Maqedonia e Veriut, në total, ka diagnostikuar 15,827 raste me koronavirus, ndërsa numri i rasteve aktive aktualisht është 1,860.

Shkupi, Kumanova, Prilepi dhe Tetova janë qytetet me numrin më të lartë të të infektuarve, viktimave dhe të rasteve aktive.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet