Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Ndahet nga jeta ish-ndihmësi i De Biazit në Kombëtaren shqiptare

Anxhelo Pereni, ish-ndihmësi i i Xhani De Biazit te Kombëtarja Shqiptare, ëshët ndarë sot nga jeta në moshën 77-vjeçare.

Lajmi e ka bërë të ditur ish-trajneri i skuadrës shqiptare nëpërmjet një mesazhi në facebook.

“Lamtumirë Anxhelo, bashkëpunëtor i orës së parë me kombëtaren shqiptare. U largove në heshtje, ashtu siç e jetove jetën. Gjithmonë ke qenë mjeshtër i futbollit dhe jetës. Respekt për të gjithë dhe delikatesë në mënyrën tuaj të mësimit të futbollit. Doje te rrije ne shtëpi pas dy viteve te para që kaluan bashke, nuk doje të udhëtoje më, por të qëndroje bashkë me të dashurit e tu. U shpreh ngushëllimet më të thella atyre. Prehu në paqe!”, shkruan De Biazi.

Perini bashkëpunoi për afro 2 vite me De Biazin te Shqipëria, ndërsa pas, vendosi të tërhiqej nga profesioni i tij, pasi nuk preferonte më të udhëtonte, për shkak edhe të moshës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet