EMRAT/ Identifikohen 2 vajzat që humbën jetën në aksidentin tragjik, të plagosurat dërgohen te Trauma

Aktualitet
EMRAT/ Identifikohen 2 vajzat që humbën jetën në aksidentin

Lusinda Garunja dhe Xheneta Qallia, banuese në Shkodër, janë dy vajzat që humbën jetë në aksidentin e rëndë që ndodhi në aksin Tiranë-Elbasan.

Ndërkohë, në gjendje kritike për jetën janë edhe dy vajzat që mbetën të plagosura, ndërsa janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Aksidenti ndodhi në dalje të tunelit të Krrabës, ku një mjet tip “Benz” goditi mjetin tip "Volkswagen", me të cilin po udhëtonin katër vajzat.

Policia bëri të mundur edhe arrestimin e shoferit të automjetit “Benz”, që u identifikua si Behar Pema, i cili dyshohet të ketë qenë i dehur në timon.

ME TE LEXUARAT