Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

E papritur/ Festuan 4 vjetorin e martesës , pak ditë më pas bashkëshortja e ish-banorit të “Big Brother” e bën bllok

Ish-banori “Big Brother”, Ermal Merdani, festoi para pak ditësh 4-vjetorin e martesës në Angli me një vajzë të panjohur në publik, Anxhelën.

Ata festuan në Shqipëri ndërsa ndodheshin me pushime, ndërkohë që prej vitesh ai jetonte me të në Angli.
Bashkëshortja e tij, në mënyrë të befasishme e ka fshirë Ermalin jo vetëm nga “Instagram”-i i saj, por ka zhdukur çdo kujtim që kishin së bashku.

Nuk dihet se cila ka qenë arsyeja e këtij vendimi të saj, që çifti për momentin ka vendosur ta lërë në heshtje. I cilësuar si djali romantik, ai shpesh i bënte dedikime të bukura Anxhelës, siç ishin ditëlindjet e saj, për të cilat ai kishte gjithmonë një dedikim ndryshe. Pas shfaqjes në ndonjë projekt televiziv, puna e tij e fundit në Shqipëri ishte pranë Bashkisë së Tiranës, si PR.

Ish-banori i “Big Brother 5”, i cili hyri në lojë me statusin e Misterit , në një intervistë për “Panorama Plus” para se të linte Shqipërinë u shpreh: “Kemi vendosur me Anxhelën të nisim një jetë të re në Angli, ku ajo është shkolluar dhe jeton aktualisht. Kam vendosur që ta ndjek pas”, dhe ashtu bëri.

“Unë thjesht dua të krijoj të ardhmen time jashtë Shqipërisë, që kur të kem kapital, të vij të investoj këtu”, tha ai ndër të tjera. Ndërkohë, ai nuk e bëri asnjëherë të qartë se çfarë pune bënte atje.

Nga fotot që postonim, një gjë dukej e sigurt, që ata përshtateshin shumë dhe kalonin bukur si çift. Pjesë e stilit të tyre të jetës ishin argëtimet në jetën e natës dhe udhëtimet.

Ermali u fejua me Anxhelën para disa vitesh dhe propozimin surprizë për fejesë ia bëri nën ujë. Imazhet e atij propozimi u shndërruan në frymëzim për shumë çifte të tjera, që zgjodhën të bëjnë të njëjtën gjë për propozimin.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet