Shkatërrohet grupi kriminal i trafikut të drogës në Spanjë, mes 18 të arrestuarve edhe 3 shqiptarë, ja si u zbuluan

Aktualitet
Shkatërrohet grupi kriminal i trafikut të drogës në

Një grup kriminal i trafikut të drogës, por që kryenin edhe rrëmbime apo dhunime është shkatërruar në Alicante të Spanjës gjatë operacionit ‘Olon’.

Në fakt operacioni ka filluar që në prill por në total janë 18 të arrestuar, dhe mes shumësisë së kombeve edhe 3 shqiptarë të moshave 33, 40 dhe 41 vjeç. Ndërkohë shumica e tyre ishin spanjollë, por kishte dhe holandezë argjentinas dhe anglezë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në fakt grupi kriminal ishte i ndarë në dy pjesë, një prej të cilëve madje rrëmbeu ndërmjetësin e trafikimit të drogës të cilit i shitën 90 kilogram hashash.

Droga do të shitej për 240 mijë euro. Por ndërkohë që një prej grupeve shihte pakot të supozuara se kishin hashash, panë se kishte argjilë dhe asnjë fije hashashi.

Një prej grupeve dhunonte ndërmjetësin, kurse tjetri kërkonte të rifitonte paratë të paktën, por atëhere ndërhyu Policia për shkak se donin të mbronin pikërisht personin që po torturohej.

Më pas përgjatë operacionit gjatë 5 muajve të fundit u kontrolluan 8 shtëpi ku u gjetën bimë narkotike marijuane, hashash dhe 15 mijë euro që u sekuestruan.

ME TE LEXUARAT