Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

BE i jep Shqipërisë 180 milionë euro

Bashkimi Euopian përmes Asistencës Makro-Financiare, ka lëvruar një fond prej 180 milion eurosh për Shqipërinë, për rimëkëmbjen e vendit pas pandemisë së Covid-19.

Në 25 maj 2020, Bashkimi Evropian miratoi vendimin për të vënë në dispozicion asistencën makro-financiare drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të zgjerimit të Evropës Lindore në kontekstin e krizës nga pandemia COVID-19.

Nga fondi i alokuar, Shqipëria do të përfitojë 180 milion euro në formën e një huaje të butë, me normë indikative të interesit rreth 0.5% me kushtet aktuale të tregjeve financiare.

Angazhimi i menjëhershëm i Bashkimit Evropian në mbështetje të Shqipërisë, do të mobilizohet në dy transhe të barabarta në buxhetin e shtetit.

Qëlimi i kësaj asistence është lehtësimi i kufizimeve të financimit të jashtëm të vendit, lehtësimi i bilancit të pagesave dhe nevojat buxhetore, të forcojë pozicionin e rezervës valutore dhe të ndihmojë vendin të adresojë sfidat aktuale të jashtme dhe financiare.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet