Këngëtari nga Kosova merr nënshtetësinë shqiptare dhe ka një mesazh: Unë sot nuk jam më shumë shqiptar se…

Showbiz

Artisti i njohur nga Kosova, Sabri Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij, Nera Fejzullahu së fundmi kanë marrë nënshtetësinë shqiptare duke marrë pasaportat nga presidenti i vendit, Ilir Meta.

Fejzullahu ka zgjedhur ta falenderojë publikisht presidentin Metën, duke shkruar fjalët më të veçanta për këtë moment të shumëpritur nga ana e tij, bashkangjitur me ndjenja patriotizmi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“I dashur President Meta , Jam i nderuar me dekretin tuaj për shtetësinë Shqiptare . Më keni bërë krenar me këtë, keni nderuar punën dhe angazhimin tim një jetë të tërë ne rriten dhe lartësimin e zerim dhe kultures Shqiptare kudo nëpër bote . I dashur President , unë sot me pasaportën Shqiptare nuk Jam me shume shqiptar se qe isha që nga dita kur linda. Një jetë të tërë vogëlsia ime ishte në shërbim të Shqipërisë , Kosovës, asaj Shqipërisë gjeografike të cilës ju i shërbyet me guxim dhe ndere i dashur President . Të faleminderit shumë! Ndihem i vlerësuar dhe respektuar e kjo për mua do të thotë shumë”, ka shkruar Sabriu në postimin e fundit ku shfaqet së bashku me pasaportat në dorë pranë flamurit shqiptar dhe bashkëshortes.

Me siguri ky moment e ka lumturuar pafund artistin e njohur kosovar, i cili ka kontribuar për kaq vite me projektet e tij muzikore në estradën shqiptare.

ME TE LEXUARAT