Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Tre humbje jete në 24 orë, ja si paraqitet situata në dy spitalet COVID

Sipas raportimit zyrtar të Minstrisë së Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave mësohet se ditën e sotme fatkeqësisht 3 pacientë nuk kanë mundur dot të fitojnë ndaj betejës së Covid-19.

Nga burimet thuhet se në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 198 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 21 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

NJOFTIMI I MINISTRISE SE SHENDETESISE:

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 198 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 21 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Gjithashtu në dy spitalet COVID janë duke marrë shërbim të specializuar 8 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve në dy spitalet Covid, betejën me këtë virus të rrezikshëm nuk e kanë fituar një 75 vjeçar dhe një 76 vjeçare nga Durrësi, dhe një 91 vjeçar nga Tirana. I shprehim ngushëllimet familjarëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e COVID19.
Një apel për mësuesit, nxënësit, prindërit, të mos e ulni vigjilencën asnjë moment në zbatimin e masave ndaj SARSCOV2.
Të nderuar qytetarë ju kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, per sherbim psikologjik te specializuar dhe te sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid19.

COVID-19 – Statistika (7 Shtator 2020)
Testime totale 68728
Raste pozitive 10406
Raste të shëruara 6186
Raste Aktive 3901
Humbje jete 319 (Qarku Tiranë 153, Durrës 44, Shkodër 36, Elbasan 19, Fier 16, Korçë 12, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2074
Durrës 454
Shkodër 313
Lezhë 216
Elbasan 175
Korçë 143
Vlorë 136
Kukës 130
Fier 122
Berat 68
Dibër 34
Gjirokastër 36

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet