Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Koronavirusi iu merr jetën 3 pacientëve, raportohen 151 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se janë 151 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit. Ky rezultat vjen pas 824 testimeve të kryera.

Ndërkohë betejën me COVID-19 e kanë humbur 3 pacientë.

NJOFTIMI I MINISTRISE SE SHENDETESISE:

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 824 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, ku përfshihen përfshihen edhe testime të kryera në laboratorët jo publike dhe janë identifikuar 151 qytetarë të prekur nga virusi SARSCOV2.
80 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6186 që nga fillimi i epidemisë ne vend.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 71 raste në Tiranë, 12 raste në Kavajë, 10 raste në Fier, 9 raste në Elbasan, 8 raste në Shkodër, 5 raste në Durrës, Lushnje, nga 4 raste në Divjakë, Fushë-Arrëz, Gramsh, nga 3 raste në Berat, Librazhd, Sarandë, 2 raste në Kukës, Gjirokastër, 1 rast në Krujë, Korçë, Has, Mallakastër, Kamëz, Pogradec.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet