Zgjedhjet në Mal të Zi, Gjukanovic merr vetëm një deputet më shumë se opozita

Aktualitet
Zgjedhjet në Mal të Zi, Gjukanovic merr vetëm një deputet

Nga 98.8 për qind të votave të numëruara, partia e Gjukanoviqit prin në zgjedhjet e Malit të Zi.

Sipas CEMI, me 98,8 për qind të fletëvotimeve të numëruara koalicioni “Me Vendosmëri për Malin e Zi” dhe DPS i Milo Gjukanoviqit ka 29 mandate me 34,8 për qind, koalicioni pro serb “Për të Ardhmen e Malit të Zi” ka 28 mandate me 32,7 për qind, “Paqja është Kombi Ynë” ka 10 mandate me 12,5 për qind, “Bardh në Zi” ka katër me 5,7 për qind, Socialdemokratët me tre mandate 4,2 për qind, njëjtë si Partia Boshnjake, ndërsa Lista e Shqiptarëve me nga një mandat me 1.37 për qind.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kreu i koalicionit pro serb “Për të Ardhmen e malit të Zi” Zdravko Krivokapiq e lajmëroi fitoren e “tri koalicioneve opozitare”.

“Ne i shtrijmë dorën të gjitha partive që t’i bashkohen fituesit, jo ngase kemi nevojë, por ngase mund të ndërtojmë ndryshe Malin e Zi”. ka thënë ai.

Presidenti i shtetit Milo Gjykanoviq ka thënë se partia e tij sidoqoftë mbetet më e fuqishmja me më së shumti vota dhe se me partnerët tradicionalë mund të merr deri në 40 mandate.

ME TE LEXUARAT