Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Pagat e luftës, sot afati i fundit për llogaritë bankare

Deri më 27 gusht ishin rreth 545 persona nga paketa e pare që përfitojnë 3 paga nga 26 mijë lekë dhe 2241 individë përfitues të paketës së dytë pra pagës prej 40 mijë lekësh që ende nuk e kishin kryer procesin e saktësimit tё këtyre tё dhënave e për pasojë nuk e kanë marrë atë.

Drejtoria e Tatimeve për ditë me radhë iu ka bërë thirrje përfituesve që të rregullonin llogaritë, nëpërmjet formularit që u publikua në faqen zyrtare të saj. Gabimet që kanë ndodhur sipas tatimeve lidhen ose me emrin e bankës ose me numrin e IBAN, dhe në momentin që do të bëhet korrigjimi paga iu kalon automatikisht.

Ndërkohë deri më 21 gusht pagën e luftës prej 26 mijë lekë e përfituan 130,556 persona, ndërsa pagën prej 40 mijë lekësh e morën 172,473 qytetarë. Nga ana tjetër më 25 gusht u mbyll edhe afati i ankesave nga qytetarët për mos marrjen e pagave, si dhe afati që kishin bizneset për të deklaruar arsyet e mos aplikimit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet