Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Ibrahimovic mbetet “Djall”, zgjedh numrin 11

Sulmuesi Zlatan Ibrahimoviç zyrtarizoi rinovimin e kontratës me Milanin nëpërmjet Instagramit.

Suedezi, gjatë udhëtimit për në Milanello, pasi ishte në “Casa Milan” për nënshkrimin e marrëveshjes, shfaqi për fansat fanellën e tij të re me numrin 11.

“Bomberi” ka firmosur kontratën që do ta lidhë me kuqezinjtë deri më 30 qershor 2021, nga e cila do të përfitojë 7 milionë neto, çka përbën një pagë ndjeshëm më të lartë se futbollistët e tjerë kuqezi.

Tani, Zlatani, do të vihet menjëherë nën urdhrat e Piolit për përgatitjet për sezonin e ardhshëm. Seanca e parë stërvitore është planifikuar në orën 15:00

Në lidhjen e drejtpërdrejtë në Instagram, që zgjati më plas se dy minuta, Ibra tregoi bluzën e tij të re me numrin 11 të vendosur në sediljen e pasagjerëve.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet