Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Huawei po ndërton një qendër optoelektronike në Kembrixh

Ky investim do të përqendrohet në kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e pajisjeve optike dhe moduleve, një model i integruar që premton të sjellë risi më shpejt në treg

Huawei po ndërton një qendër novacioni në zemër të ‘Silicon Fen’ në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo strukturë e re do të përqendrohet në hulumtimin, zhvillimin dhe prodhimin e produkteve optoelektronike. Në vitin 2018, Huawei fitoi 500 hektarë tokë në Kembrixh për ndërtimin e kësaj qendre, duke marrë edhe miratimin e këshillit lokal.

Huawei do të investojë 1 miliard £ në fazën e parë të projektit, e cila përfshin ndërtimin e 50 mijë metrave katrorë të objekteve duke krijuar drejtpërdrejt rreth 400 vende pune lokale. Pasi të nisë plotësisht funksionimin, kjo qendër do të bëhet selia ndërkombëtare e biznesit të Optoelektronikës për Huawei. Ky investim do të jetë një nxitje e madhe për zhvillimin e teknologjisë së lartë në rajon, duke ndihmuar në promovimin e mëtejshëm të Kembrixh si një qendër globale novacioni.

Faza e parë e projektit do të përqendrohet në kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e pajisjeve optike dhe moduleve, një model i integruar që premton të sjellë risi më shpejt në treg. Optoelektronika është një teknologji kryesore e përdorur në sistemet e komunikimit me fibra optike dhe ky investim synon të sjellë më të mirën e një teknologjie të tillë në qendrat e të dhënave dhe infrastrukturën e rrjetit në të gjithë botën.

“Mbretëria e Bashkuar ofron një treg plot gjallëri e të hapur, si dhe disa nga talentet më të mira në botë”, tha Victor Zhang, Nënpresidenti i Huawei. “Eshtë vendndodhja perfekte për këtë kampus të integruar novacioni.”

Huawei është ofruesi kryesor në tregun për infrastrukturën e ICT dhe pajisjet inteligjente. Vizioni dhe misioni i kompanisë është që të sjellë teknologjinë te cdo person, shtëpi apo kompani për një botë tërësisht të lidhur dhe inteligjente. Huawei ka 196 mijë punonjës në më shumë se 170 vende dhe rajone ku 96 mijë prej tyre janë të angazhuar në kërkim e zhvillim të industrisë.

Për më shumë informacion mund të vizitoni Huawei online në www.huawei.com

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet