Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Zbulohet në Britaninë e Madhe/ Spërkatësi që përdoret kundër insekteve, ‘mbyt’ koronavirusin

Pas përhapjes së virusit COVID-19, trupat ushtarake në Mbretërinë e Bashkuar ishin furnizuar me një spërkatës kundër insekteve i quajtur “Citriodiol” si një masë mbrojtëse kundër infektimit. Kjo pasi që “Citriodiol” ishte i njohur edhe për mbytjen e disa llojeve të korónavirusëve.

Sky News ka raportuar sot se pas një studimi ushtarak të kryer në Mbretërinë e Bashkuar në këtë sprej është gjetur përmbajtje e cila mund të mbys edhe llojin e koronavirusit që e shkakton COVID-19.

Forcat e armatosura tashmë kanë rezerva të “Citridiol” dhe thonë se ia vlen të provohet edhe përkundër së nuk ka rezultate të kërkimeve meqë s’ka asnjë efekt anësor.

Megjithëse llak mushkonjash nuk është mjaft efektiv vetë, ai mund të përdoret si një shtresë mbrojtjeje, së bashku me teknikat e tjera parandaluese siç është veshja e një maskë për fytyrën dhe larja e rregullt e duarve.

Laboratori mbrojtës i Britanisë ka vendosur të ndajë gjetjet e tyre paraprake në mënyrë që të mund të bëhen hulumtime të mëtejshme në lidhje me efektet e tij në Covid-19. Detajet e plota të studimit pritet të publikohen brenda një kohe të shkurtër.

Repelentët e tjerë të insekteve që përmbajnë produkte si Deet nuk mendohet se janë efektive – përbërësi kryesor është Citriodiol. Pema eukalipt e citriodora krijon vajin, i cili nxirret nga gjethet dhe degëzat për të krijuar produktin.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet