Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Studimi/ Bakteret në Tokë mund të mbijetojnë në hapësirë dhe nxehtësinë e planetit Mars

Një lloj bakteri që është shumë rezistent ndaj rrezatimit dhe rreziqeve të tjera mjedisore, mbijetoi jashtë Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar për tre vjet, sipas një studimi të ri.

Misioni japonez Tanpopo tregon së bakteret u gjendën brenda pllakave të aluminit që ishin vendosur në panele ekspozimi jashtë stacionit hapësinor.

Bakteret e deinokokut gjenden në Tokë dhe janë të njohura me nofkën ‘Conan the Bacterium’. Shkencëtarët janë shprehur së kanë aftësi për të mbijetuar nga i ftohti, dehidratimi dhe acidi. Është njohur si forma e jetës më rezistente në “Librin Guinness të Rekordeve Botërore”.

Mund të rezistojë rrezatim djellor 3000 herë më shumë seç duron trupi i njeriut. Madje një temperaturë aq e lartë do ta vriste një njeri.

Eksperimenti i ekspozimit bakterial, i realizuar nga 2015-ta deri në 2018, shfrytëzuan bakterin e ekspozuar të vendosur jashtë Kibo, në Modulin Eksperimental Japonez të Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor.

Ky mision ishte krijuar për të provuar teorinë e “panspermia”, e cila sugjeron që mikrobet mund të kalojnë nga një planet në një tjetër dhe në të vërtetë të shpërndajnë jetën.

Autori i studimit Akihiko Yamagishi, i cili është hetuesi kryesor i misionit hapësinor Tanpopo, dhe ekipi i tij në vitin 2018 përdorën një aeroplan dhe balona shkencorë për të gjetur bakteret Deinocoçus që në të vërtetë po lundronte 7.5 milje mbi sipërfaqen e Tokës.

Kjo bëri që Yamagashi, gjithashtu profesor i biologjisë molekulare në Universitetin e Farmacisë dhe Shkencave të Jetës në Tokio, dhe ekipi i tij të pyesin nëse kjo baktere, e cila ishte rezistente ndaj rrezatimit ultravjollcë (UV), në të vërtetë mund të mbijetonte në hapësirë dhe madje edhe udhëtimin drejt planeteve të tjerë përmes luhatjeve ekstreme të temperaturës dhe rrezatimit edhe më të ashpër.

Deinokoku është i njohur se formon koloni më të mëdha se 1 milimetër. Për misionin Tanpopo, mostrat e baktereve ishin përgatitur në fishekë me trashësi të ndryshme dhe u vendosën në puset e pllakave të aluminit. Të dhënat u mblodhën në pllaka pas një, dy dhe tre vjet. K.K/LajmiFundit.al

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet