Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rritje rastesh të reja dhe shtim të vdekjeve, Spanja angazhon ushtrinë për të luftuar koronavirusin

Edhe pse OBSH ditën e sotme bëri deklaratën shpesëdhënëse se pandemia në botë po ngadalësohet, ka disa shtete, në të cilat janë rritur ndjeshëm të prekurit e rinj.

Në 24 orët e fundit Spanja regjistroi 2.415 të infektuar të rinj dhe 52 të vdekur. Një e treta e të infektuarve është në Madrid, ku edhe në mars ishte qyteti më i prekur nga COVID-19. Që nga e premtja e kaluar deri sot ka pasur një shtim rastesh plot 20 mijë.

Shifrat kanë shqetësuar edhe kryeministrin Pedro Sanchez. Ai lajmëroi se po vë në dispozicion ushtrinë për të ndihmuar rajonet të luftonin një shpërthim të ri të rasteve të koronavirusit.

“Qeveria Spanjolle do t’u sigurojë rajoneve forcën e forcave të armatosura për të kryer gjurmimin e rasteve. Evolucioni i pandemisë në Spanjë është “shqetësues” por është ende larg situatës që u kalua në mars”- tha kryeministri Sanchez.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet