Rikthehet koronavirusi në Drejtorinë e Policisë Elbasan, infektohen dy efektivë

Aktualitet
Rikthehet koronavirusi në Drejtorinë e Policisë Elbasan,

Koronavirusi është rikthyer në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit ku kanë rezultuar pozitivë dy efektivë. Ata janë karantinuar në banesat e tyre, por mbetet e paqartë se si janë infektuar me Covid-19.

Më parë në këtë drejtori kanë rezultuar pozitiv me koronavirus edhe 8 punonjës të tjerë të cilët janë shëruar tashmë. Aktualisht janë 155 raste aktive në qarkun e Elbasanit, ku deri tani kanë humbur jetën 11 pacientë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kujtojmë se vijon të ketë shifra të larta në vendin tonë ku ditën e djeshme u raportuan 5 jetë të humbura dhe 154 raste të reja.

ME TE LEXUARAT