Prokurori grek nuk i ndahet yllit anglez: Nuk kisha dëgjuar gënjeshtra më të mëdha! Mbuloi sjelljen e neverishtme duke fyer shqiptarët

Aktualitet
Prokurori grek nuk i ndahet yllit anglez: Nuk kisha dëgjuar gënjeshtra

Harry Maguire ishte në qendër të diskutimit për shkak të përleshjes në ishullin Mikonos të Greqisë, ku përdori shqiptarët për të shpëtuar nga duart e policisë. Para se trupi gjykues të vendoste dënimin për kapitenin e skuadrës angleze, prokurori grek i tha që të kërkojë falje për gënjeshtrat që ai kishte lëshuar gjatë kësaj kohe dhe për deklaratat se motra e tij u sulmua nga disa shqiptarë të cilët tentuan t’i hidhnin drogë në pije.

“Maguire dhe miqtë e tij sajuan një histori rreth disa shqiptarëve që sulmuan motrën e tij. Nuk kisha dëgjuar gënjeshtra më të mëdha.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo ishte një përpjekje e turpshme për të mbuluar sjelljen e tyre të neveritshme duke fyer shqiptarët dhe policinë greke”, u shpreh prokurori Paradissis.

Ndërkohë, është marrë vendimi për dënim kusht për 21 muaj. Pas këtij vendimi, trajneri vendosi ta linte jashtë listës së lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Islandës dhe Danimarkës.

ME TE LEXUARAT