Nga vjedhja e energjisë elektrike tek drejtimi mjetit pa patentë, arrestohen 6 persona në Tiranë

Aktualitet
Nga vjedhja e energjisë elektrike tek drejtimi mjetit pa patentë,

Në prangat e policisë së kryeqytetit kanë rënë 6 persona të cilës akuzohen për vepra të ndyshme penale.

Njoftimi i Policisë:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tiranë

Vihen në pranga 6 persona për vepra të ndryshme penale.

Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë ekzekutimi i urdhërit të Prokurorit për shtetasit në kërkim S. Sh, dhe M.Sh., të dy banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tiranë, ka caktuar masen e sigurisë “Arrest me Burg”, për vepren penale “Mashtrimi”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.L., pasi në rrugën “Hysni Gerbolli”, ka tentuar për të vjedhur zyrat e një kompanie kabllore, si dhe ka thyer xhamat e një studioje projektimi të një kompanie në pronësi të shtetasit A.S. Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas është autor i vjedhjes së banesës të shtetases S.B.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë i shtetases Xh.M., pasi në një qendër tregtare është kapur në flagrancë duke vjedhur veshje të ndryshme.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Z.Z., pasi në rrugën “Sami Frashëri”, në objektin e tij, nga punonjësit e OSHEE-S, u konstatua vjedhje e energjisë elektrike.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi i shtetasit A.R., pasi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatese.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT