Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Në shtator nis ndërtimi i Urës së Madhe të Kukësit! Rama “kunja” me opozitën

Ura e Kukesit, pjese e aksit te rruges se kombit qe lidh Shqiperine me Kosoven do te ndryshoje. Kryeministri Edi Rama në rubrikën e tij të mëngjesit, tashmë nuk publikon fjalë të çmuara, por ka zgjedhur që t’i rikthehet projekteve të bëra nga qeveria e tij, ku nuk i kursen dhe kunat për opozitën.

Ditën e sotme se në shtator nis puna urën e madhe të Kukësit që do i japë fund kthesës së rrezikshme. Ai ka bashkangjitur postimit të tij një foto, sipas së cilit vihet re dhe diferenca mes qeverisë së atëhershme dhe asaj që është sot.
LEXO EDHE:
Refuzojeni garën mes të keqes më të mirë

“Mirëmëngjesi dhe me një tjetër vepër të munguar të Rrugës së Kombit, Urën e Madhe të Kukësit, për të cilën ka nisur puna, e falë së cilës do të mbyllet kapitulli i kthesës sa të rrezikshme aq edhe qesharake në dalje të asaj “gryke shisheje” përballë shkëmbit, si edhe në pamundësi që mos t’ju them të gjithëve, më falni po dallimi mes nesh e atyre përpara është fiks si dallimi në foto mes urës së vjetër dhe të resë, ju uroj një ditë të mbarë.

Po punohet në shpatullat e urës. Ura do të jetë e varur në 310 m gjatësi dhe struktura e saj mbajtëse kryesore, do të jetë një element mbresëlënës prej çeliku special, me hapësirë 270m dhe lartësi 50m! Aktualisht janë kryer gërmimet për ndërtimin e ballëve të urës nga të dy krahët, duke zhvendosur rreth 270 mijë m3 shkëmb. Puna për ndërtimin e rampës, montimin dhe lëshimin e harkut të urës si edhe të elementeve të tjerë të saj, nis në shtator”, shkruan Rama.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet