Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Mitsotakis bën deklaratën e fortë në Parlament: Greqia zgjerohet me 12 milje në detin Jon, Dendias vizitë në Tiranë

Kryeministri i Greqisë, Kyrakos Mitsotakis bëri një deklaratë të fortë sot në Parlamentin grek, sipas të cilës shteti i tij do të vijojë të shtrijë ndikimin deri në 12 milje edhe në detin Jon.

Fjalimi i Mitsotakis u mbajt pak më parë në Parlamentin e Greqisë, i cili sot po ratifikon marrëveshjet detare me Italinë dhe Egjiptin të firmosura gjatë javëve të fundit.

Siç bën me dije “Protothema“, duke u nisur nga përplasja me Turqinë për shelfin kontinental të ishullit Kastelorizo, Mitsotakis u shpreh: “Ne po e rrisim Greqinë! Do të sigurojnë 12 milje edhe në detin Jon sipas të gjitha konventave ndërkombëtare. Asgjë s’na pengon neve që të arrijmë këtë“.

Mitsotakis u shpreh gjithashtu se në lidhje me qasjen e Greqisë është informuar edhe ministri i Jashtëm Nikos Dendias, i cili sipas tij do të zhvillojë shumë shpejt një vizitë në Tiranë për të komunikuar me autoritetet shqiptare.

Greqia firmosi marrëveshjen e ndarjes së Zonave Ekskluzive Ekonomike fillimisht me Italinë gjatë kësaj vere dhe më pas me Egjiptin duke shkaktuar reagimin e ashpër të Turqisë, e cila më herët kishte firmosur një marrëveshje të ngjashme me Libinë duke ndare mes tyre një pjesë të Mesdheut.

Ndarja e Zonave Ekskluzive Ekonomike është edhe thelbi i konfliktit që ka Turqia me Greqinë, e cila sipas CNN mund të çojë vendet edhe në një luftë të armatosur.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet