“Më vodhën makinën”, arrestohet 37-vjeçari duke transportar klandestinë

Aktualitet
“Më vodhën makinën”, arrestohet 37-vjeçari

Një 37-vjeçar nga Tirana është arrestuar pas hetimeve se transportonte emigrantë të paligjshëm. Mësohet se i riu më datë 23 Gusht kishte tentuar të transportonte 12 emigrantë të paligjshëm.

Autoritetet e lokalizuan makinën e tij tip “Ford” në Cangonj të Devollit dhe kur i bënë thirrje që të ndalonte, i riu nuk iu bind urdhrit të policëve, por u largua me shpejtësi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më pas, ai është paraqitur në komisariatin e policisë së Tiranës dhe ka bërë një kallëzim të rremë se i kishin vjedhur makinën tip “Ford” që kishte marrë me qira.

Ai do të merrte 100 euro për person me premtimin se do t’i kalonte drejt vendeve të BE-së.

Përveç veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim” ndaj të riut rëndojnë edhe dy akuza të tjera, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Kallëzimi i rremë”.

ME TE LEXUARAT