Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Mbi 24 milionë persona të infektuar me korona në të gjithë botën

Vijon të rritet numri i personave të prekur nga koronavirusi. Në të gjithë botën janë konfirmuar mbi 24 milionë të infektuar me COVID-19.

Referuar të dhënave të pasqyruara në Ëorldometer, deri më tani, numri i të infektuarve është 24,092,709.

Prej këtyre personave, 824,194 e kanë humbur betejën me sëmundjen. Ndërsa, 16.6 milion të tjerë rezultojnë të jenë shëruar nga COVID-19.

Nga totali i të infektuarve, rreth 6 milion janë vetëm nga SHBA, vendi ku është regjistruar numri më i lartë i rasteve. Ndërsa, numri i viktimave ka shkuar në 182,421.

Kurse në Brazil, vendi i dytë më i prekur në botë nga pandemia, numri i të infektuarve rezulton të jetë 3,6 milion ndërsa ai i viktimave 116,666.

India, që në të tetën ditë radhazi konfirmon mbi 60 mijë raste ditore, numëron deri më tani 3.2 milion të infektuar ndërsa 59,645 janë rastet fatale.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet