Marrëveshjet e detit/ Greqia nxiton edhe me Shqipërinë...

Kosovë&Rajon
Marrëveshjet e detit/ Greqia nxiton edhe me Shqipërinë...

Përpara disa kohësh, ministri grek i punëve të jashtme e artikuloi hapur për Skai TV se marrëveshjet e suksesshme detare me Italinë dhe Egjiptin mund të pasoheshin nga një shtim i angazhimit të Athinës për të bërë të njëjtën gjë edhe me Shqipërinë.

Delimitimi detar me vendin tonë, sipas Dendias “ është një çështjet të cilën politika greke do ta zgjidhë”. “Për këtë nuk ka asnjë dyshim”, do të shprehej ai asokohe. Me Turqinë që deklaratat për shpime në Mesdhe duket më e vendosur se kurrë t`i bëjë realitet, në qershor Greqia dhe Italia nënshkruan një marrëveshje për zonat ekskluzive ekonomike (ZEE), dhe më pas në gusht, Greqia firmosi një ujdi të ngjashme edhe me Egjiptin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dendias shprehej më pak optimist për një marrëveshje të shpejtë me Shqipërinë, por e pranoi punën e bërë gjithë këto vite. Marrëveshjen greko-egjiptjane, që prêt ratifikimin në parlamentin grek, Ankaraja e konsideron si “boshe e të pavlefshme” dhe e ka parë me zemërim të madh, thotë Euractiv, pasi këmbëngul se Greqia dhe Egjipi nuk kanë kufi të përbashkët detar.

Athina nga e saj insiston se kjo ujdi praktikisht zeron memorandimin e shumë diskutueshëm të mirëkuptimit mes Turqisë dhe Libisë për përcaktimin e zonave ekskluzive ekonomike ne rajon. Anija kërkimore turke "Oruc Reis" aktualisht po kërkon rezerva të mundshme gazi në jug të bregdetit turk, të shoqëruar me anije luftarake.

Ankaraja argumenton se zona është pjesë e shelfit kontinental të Turqisë. Turqia ka ishujt grekë të Rodosit dhe Kastelorizos ??përpara saj, kjo është arsyeja pse Greqia e pretendon zonën detare për vete. Ekziston një konflikt i ngjashëm me ishullin e Qipros, para bregdetit të të cilit janë zbuluar rezerva të pasura me gaz natyror.

ME TE LEXUARAT