Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Franca paralajmëron Turqinë dhe i del në krah Greqisë: Sot fillojmë stërvitjen ushtarake…

Franca është rreshtuar zyrtarisht krah Greqisë dhe Qipros sa i përket tensioneve në Mesdheun Lindor të iniciuara fillimisht nga Turiqa.

Ministrja e Mbrojtjes në Francë, Florence Parly ka zbuluar se sot do të ketë një stëritje ushtarake të përbashkët me partnerët grekë dhe qipriotë në Mesdhe me asete ajrore e detare.

Ajo më tej dërgon dhe një mesazh të qartë drejt Turqisë, duke thënëse Mesdheu Lindor nuk është ‘shesh loje’ për ambiciete e disave dhe ligji ndërkombëtar duhet të jetë rregull e jo përjashtim.

”Mesdheu lindor po kthehet në një hapësirë tensioni. Respektimi i ligjit ndërkombëtar duhet të jetë rregull dhe jo përjashtim. Me partnerët tanë qipriotë, grekë dhe italianë ne po fillojmë një stërvitje ushtarake sot me asete ajrore dhe detare.

Mesazhi ynë është i thjeshtë: përparësia ndaj dialogut, bashkëpunimit dhe diplomacisë në mënyrë që Mesdheu Lindor të bëhet një zonë e stabilitetit dhe respektimit të ligjit ndërkombëtar. Nuk duhet të jetë një shesh lojrash për ambiciet e disave; është një e mirë e zakonshme.”- shkruan Parly.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet