Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ditëlindja e Nënë Terezës, Meta: Në rrugën europiane duhet të udhëhiqemi nga porositë e saj

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar 110 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës.

Meta shkruan se vendi ynë duhet të udhëhiqet drejt rrugës europiane nga fjalët e saj të shenjta, teksa thekson se veprat e saj janë frymëzim edhe sot e kësaj dite.

Postimi i presidentit Meta:

Si sot, 110 vite me parë, lindi Shën Nënë Tereza, simboli shqiptar e botëror i humanizmit e solidaritetit njerëzor, e cila me forcën e dashurisë dhe dhembshurisë së saj hyri në zemrat dhe fitoi respektin e miliona njerëzve në mbarë botën, duke i dhënë nder e krenari kombit shqiptar në kohën më të vështirë.

Vepra e Shën Terezës është sot më shumë se kurrë frymëzim për t’u përkushtuar me dashuri ndaj njerëzve në nevojë, të braktisurve e të sëmurëve, për të bërë gjithçka duhet për këdo që ka nevojë për ndihmë, solidaritet e përkrahje sociale, si dhe për t’u angazhuar fuqimisht e të gjithë bashkë për rikthimin e shpresës për një jetë dinjitoze, për punësimin e qytetarëve, zhvillimin ekonomik të vendit dhe frenuar dramën e madhe të shpopullimit.

Me porositë dhe urtësinë e Shën Terezës të udhëhiqemi për t’i shërbyer me përulësi çdo qytetari dhe së ardhmes europiane të Shqipërisë dhe kombit shqiptar.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet